Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi mbante armë pa leje.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.
Siç njofton policia, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




