Njerez

Italianët mësojnë të duan në “kohën e koronavirusit”

Në Itali, ku njerëzit njihen për takimet e mëdha familjare dhe përshëndetje e shumta me dy puthje në secilën faqe, shumë qytetarë janë duke luftuar të përshtaten me rregullat e reja të sjelljes për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Italia është vendi më i goditur në Europë, me rreth 4600 të infektuar dhe pothuajse 200 të vdekur, duke bërë që qeveria të anulojë të gjithë tubimet publike dhe të inkurajojë njerëzit të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe të shmangin gjestet e dashurisë. Sic e tha edhe vetë kryeministri Xhupeze Konte, italianët do të duhet të bënin një ndryshim të rëndësishëm në stilin e jetesës.

Por ndërsa ekspertët e shëndetit këmbëngulin se sëmundja mund të përmbahet vetëm duke shmangur kontaktin fizik, thirrjet për të qenë “të bashkuar por në distancë” nuk janë të lehta për t’u zbatuar midis italianëve.

Dy studentë puthen me njëri-tjetrin në kampusin universitar La Sapienza, Gazeta Si, 2020

“Në kulturën italiane është normale të përqafohemi, puthemi dhe shtrëngojmë duart,” tha Giulia Bianchi, nga Roma, e cila tha se nuk kishte parë askënd që të respektonte rregullat e reja.

Natyra tejet ekspresive e italianëve madje mund të ketë kontribuar në përhapjen e koronavirusit, sipas kreut të mbrojtjes civile të Italisë, Angelo Borrelli, i cili pranoi se rregullat e reja janë tejet të panatyrshme për vendin e fqinj.

Të gjithaë aktivitet janë pezulluar në pjesën më të madhe të vendit, me mbylljen e shkollave dhe universiteteve, dhe vendeve argëtuese si kinematë dhe teatrot

Italianët mësojnë të duan në “kohën e koronavirusit”

“Ne kemi një jetë kolektive shoqërore, shumë të gjerë, kemi shumë kontakte, shtrëngojmë duart, puthemi me njëri-tjetrin, përqafohemi njëri-tjetrin,” tha Borrelli “Ndoshta do të ishte më mirë në këtë periudhë të mos kishim shumë kontakte.”

Ngjarjet publike ku njerëzit do të duhet të jenë më pak se një metër larg janë anuluar gjithashtu. Njerëzit e moshuar u udhëzuan të qëndronin në shtëpi në izolim, dhe pacientëve në spital u janë ndaluar vizitat.

Këto masa emergjente kanë krijuar shqetësime midis qytarëve, të cilët shqetësohen se do të ndryshojnë marrëdhëniet personale.

“A do të mësohemi me ndalimin e tregimit të afeksionit dhe miqësisë?” pyet gazeta italiane “Il Messaggero”.

Italianët mësojnë të duan në “kohën e koronavirusit”

Që nga mbyllja e disa qyteteve rreth Milano dhe Veneto, media italiane ka raportuar histori të të dashurve të ndarë nga nga kordonët policore përreth të ashtuquajturës “zonë e kuqe”.

Ndërkohë, edhe ekspertët e shëndetit mendor thonë se ka arsye reale për tu shqetësuar në lidhje me ndikimin emocional të izolimit dhe distancës fizike.

Psiko-analistja Caterina Scafariello tha se masat “janë të nevojshme, por ka të ngjarë të krijojnë izolim dhe ankth të nxitur nga mediat sociale dhe lajmet e rreme.

“ Ato u kufizojnë njerëzve bisedat, marrëdhëniet dhe intimitetin”, tha ajo.

Italianët mësojnë të duan në “kohën e koronavirusit”

“Fëmijët gjithashtu mund të vuajnë nga ndarja nga shokët e klasës dhe mësuesit nga mbyllja e shkollave”, tha Enrico Zanalda, presidenti i shoqërisë italiane të psikiatërve. “Fillimisht mbyllja e shkollave i bën fëmijët të lumtur, ata e shohin si festë. Por, në një klimë ankthi të përgjithshëm, pas një kohe pushimi i detyruar dhe ndarja nga shokët e klasës dhe mësuesit fillojnë të ndikojnë tek ata, duke krijuar ankth dhe shqetësim, “.

Në Kinë, ku u shfaq për herë të parë virusi, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend ka përshkruar rekomandimet për ndërhyrje psikologjike, duke theksuar se izolimi ka të ngjarë të shtojë ankthin midis të gjithë qytetarëve pa përjashim, të cilët mund të kënë frikë për të shkuar jashtë.

Sipas autorit dhe psiko-analistit Luigi Zoja, të rinjtë italianë tashmë janë bërë më pak të shoqërueshëm falë mediave sociale. Paradoksalisht, qëndrimi larg bashkëmoshatarëve të tyre mund të inkurajojë adoleshentët të rivlerësojnë kohën që kalojnë me miqtë e tyre, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë