Pas 5 etapave në të gjithë vendin është mbyllur turi i 76-të çiklistik i Shqipërisë. Etapa e pestë dhe finale, Sarandë-Fier është fituar nga çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që rikonfirmohet edhe një herë tjetër si një nga më të mirët për momentin. Gara në këtë etapë të fundit ishte shumë e fortë me disa nivele pedalimi, malor dhe fushor, e gjatë 160 km, por në fund ekipi shqiptar i doli që të fitoj, duke marrë kështu fitoren e dytë në këtë Tur Çiklistik.

Në trupin e 76-të çiklistik të Shqipërisë morën pjesë 15 ekipe nga 13 vende të ndryshme të Europës, ku fitues i fanellës së verdhë u shpall italiani Filipo Fioreli i skuadrës “Cragnano Sporting Club”. Në vendin e dytë, me 7 sekonda më shumë, u klasifikua holandezi Etienne Van Empel dhe pas tij austriaku Sebastian Schonberger, të dy të skuadrës Neri Sottoli Selle.

Çiklisti tjetër shqiptar në këtë turne është Ylber Sefa, fitues i etapës së parë, nuk ia doli të mbrojë fanellën e verdhë të sezonit të shkuar. Sefa e mbylli këtë tur në vendin e 10-të, me 5 minuta 14 sekonda diferencë nga fituesi. Sakaq në renditjen ekipore, Shqipëria ka mundur të marrë vendin e pestë, me një përmirësim nga sezoni i 75-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




