Interpol Tirana ekstradoi sot dy persona në drejtime të kundërta në aksin Itali-Shqipëri, të akuzuar apo dënuar për kultivim droge dhe grabitje me armë në bashkëpunim.
Policia e Shtetit konfirmoi sot (21 Shtator) dy operacionet e kryera në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë.
I pari u soll në pranga nga Italia prej Interpol Romës E.H., 53 vjeç, nga Miloti, që akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në vitin 2022.
Kurse më pas agjentët shqiptarë përcollën drejt vendit fqinj po në pranga, edhe 46-vjeçarin me dy identitete, V.Gj., allias N.Gj., nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur më shumë se 5 vite për të vuajtur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.