Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI), që mbahet në Itali.
Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga vizita, teksa thekson se ky Samit, nën drejtimin e Italisë është një mundësi më shumë për të nxitur angazhime konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që u shoqërua me një bilanc tragjik.
“Solidaritet për shtetin mik Shqipërinë që u godit nga tërmeti. Shqipëria nuk duhet të lihet vetëm në këtë situatë të vështirë pas tërmetit me 51 viktima.
Folëm edhe me Këshillin e Europës për konferencën e donatorëve dhe Italia në këtë iniciativë do jetë në rresht të parë”, është shprehur kryeministri Konte.
Rama ka postuar edhe një foto me homologun italian, Konte ku shprehet në gjuhën italiane “faleminderit”.
Në këtë takim, i cili është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme italiane, kanë marrë pjesë 17 vende. 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




