Media Galeri

Italia në objektivin e fotografit amerikan Steve McCurry

Pas kuintave…

“Italia më ka tërhequr shumë, më shumë sesa mund ta kujtoj.”-thotë fotografi i njohur amerikan Steve McCurry në punën më të fundit mbi Italinë.

 Etosi italian, shkruan ai duke shoqëruar fotografitë e shkrepura në shtetin europian, bazohet në të jetuarit mirë të jetës dhe në mënyrë të plotë, dhe ai gëzim i të jetuarit mbetet edhe në këto kohë.

“Do të duhet të them se pjesa më e mirë e Italisë janë njerëzit; mikpritja e popullit italian është pa rival. Nuk ka vend më miqësor në planet.”- thotë fotografi.

Kurse  Venecian e quan një muze të gjallë, i cili për të është unikal në krahasim me çdo qytet tjetër në botë.

“Është thënë se është e pamundur për të ndërtuar një qytet tjetër si Venecia, por pamundësia e bën atë të parezistueshëm. Sinergjia magjepsëse e njerëzve dhe mjedisit të tyre krijon një furnizim të pafund situatash për tu fotografuar. Theksi në fotografinë time ka qenë gjithmonë për të portretizuar gjendjen njerëzore, dhe Venecia siguroi sfondin e përsosur për të shkrepur fotografi të cilat janë unike në arkivin tim”- thotë fotografi McCurry.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë