Mendim

Italia në luftë kundër dinastisë Benetton!

Dikur një simbol i sipërmarrjes italiane, familja Benetton pësoi një goditje të rëndë pas shembjes së një ure në Xhenova në vitin 2018, e cila e ktheu perandorinë e saj të infrastrukturës në një armë në duar e qeverisë populiste.

Dinastia e miliarderëve, e cila mori famë globale duke prodhuar triko shumëngjyrësh dhe fushata provokuese reklamuese në vitet 1990, është bërë objekt i një përleshje politike, me qeverinë që është shumë e ndarë kur pyetet nëse do t’i anulojë kompanisë dhënien e autostradës me koncesionin.

Qeveria tani e ka detyruar Benetton të pranojnë një marrëveshje për të hequr dorë nga kontrolli i autostradës dhe t’ia japë këtë të drejtë shtetit.

Për Lëvizjen Pesë Yjet, e cila qeveris në koalicion me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, ky është një shans të tregoje se lufta e saj kundër elitave ka dhënë rezultate të prekshme. Lëvizja ka humbur rreth gjysmën e votuesve të saj që nga ardhja në pushtet në 2018.

Por loja e pushtetit ka rritur tensionet në koalicionin qeverisës, me disa që akuzojnë qeverinë se ka arritur një marrëveshje të favorshme për kompaninë.

"Kjo është ndoshta hera e parë në histori që një qeveri italiane de facto shtetëzoi një biznes duke përdorur kërcënime për të detyruar Bennetonin të hiqte dore nga autostrada", thotë Andrea Colli, profesor i historisë sënë Universitetin Bocconi në Milano

Qeveria është sjellë si një regjim i Amerikës së Jugut, tha Colli.

Kur Ura e Morandi u rrëzua dy vjet më parë, duke vrarë 43 njerëz, Lëvizja Pesë Yjet ia vuri menjëherë fajin grupit Benetton, i cili operon rreth gjysmën e rrjetit autostradë të Italisë.

Sipas Pesë Yjeve, grupi Benetton kishte marrë kontrollin e autostradave falë “dhuratave” për qeveritë e mëparshme.

Para se të fillonte çdo hetim, qeveria nisi sulmet ndaj klasës së vjetër politike dhe familjes së miliarderit Benetton dhe kërcënoi vazhdimisht për një revokim të kontratës. Por për gati dy vjet dosja dukej shumë e ndërlikuar dhe e kushtueshme për t’u zgjidhur.

Tani qeveria, e nxitur nga kriza e oronavirusit, ka shtetëzuar këtë pasuri shtetërore fitimprurëse, duke porositur Benettonin në fillim të këtij muaji që të shesin aksionet në ndarjen e autostradës dhe të heqin dorë nga kontrollin i huadhënësit shtetëror Cassa Depositi e Prestiti (CDP).

"Ne na u vu një  armë në kokë," thotë një personi i afërt me familjen Benetton. "Nëse ne nuk do të ishin dakord me kërkesat e qeverisë, kontrata do të revokohej, duke shkaktuar dëme kolosale".

Në diskutim ishin 7,000 vende pune dhe shkatërrimi financiar i investitorëve institucionalë dhe të vegjël, si dhe kreditorëve dhe bankave, të cilëve kompania i detyrohej 10 miliardë euro.

Pesë Yjet kishin favorizuar anulimin e plotë të kontratës, duke dalë kudo me moton "Bye Bye Benetton".

"Më në fund ne jemi të lirë nga Benettoni, besoj se është një fitore e shkëlqyeshme në të gjitha frontet," thotë ministri i Ppesë Yjeve Giancarlo Cancelleri. "Ne demonstruam se në Itali, me këtë qeveri, ata që bëjnë gabim ndëshkohen."

Por jo të gjithë janë të bindur se vendimi ishte një fitore për shtetin. Ish kryeministri Matteo Renzi, i cili tani drejton partinë Viva Italia që mbështet koalicionin qeverisës, sugjeroi se marrëveshja ishte më e dobishme për Benettons. "Ishte e qartë që nga fillimi, se nuk do të ketë tërheqje, por përkundrazi një marrëveshje me Benettons," shkroi ai në një buletin elektronik. "Në vend që të nxirret jashtë, kompania merr një shpërblim."

Një zyrtar i brendshëm në dinastinë Benetton pranoi se ky nuk ishte "skenari i rastit më të keq" nga të cilin kishin frikë, si një anulim i menjëhershëm i koncesionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë