Nga Gazeta ‘Si’- Giorgia Meloni ka hedhur poshtë idenë se Italisë do t’i duhet të zgjedhë palët midis SHBA-së dhe Europës.
Duke e konsideruar si “fëminore” dhe “sipërfaqësore”, ajo ka këmbëngulur se do të bënte gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur interesat e vendit të saj.
Në intervistë për “Financial Times” e para për një gazetë të huaj që nga ardhja në detyrë në vitin 2022, kryeministrja italiane tha se ishte “në interesin e të gjithëve” për të kapërcyer tendosjet e në marrëdhëniet transatlantike, duke i përshkruar reagimet e disa liderëve europianë ndaj Donald Trump si “pak shumë politike”.
Udhëheqësja konservatore nacionaliste e Italisë e bëri të qartë se nuk e shihte presidentin amerikan si kundërshtar dhe se do të vazhdonte të respektonte “aleatin e parë” të Italisë.
“Unë jam konservatore. Trump është një lider republikan. Sigurisht që jam më afër tij se me shumë të tjerë, por e kuptoj një lider që mbron interesat e tij kombëtare. Unë mbroj të miat,” tha Meloni.
Në një kohë alarmi në rritje në Europë për administratën Trump, Meloni tha se shumë ankesa të Shtëpisë së Bardhë për praktikat tregtare të Europës dhe shpenzimet e mbrojtjes thjesht u bënë jehonë administratave të mëparshme amerikane.
Duke folur vetëm disa orë përpara se Trump të shpallte tarifat 25 për qind për importet e makinave, Meloni tha se SHBA kishte kohë që po ndiqte një agjendë gjithnjë e më proteksioniste, duke përfshirë Aktin e Reduktimit të Inflacionit të Joe Biden. “A mendoni vërtet që proteksionizmi në SHBA u shpik nga Donald Trump?”
Meloni tha gjithashtu se shpresonte se qasja “konfrontuese” e Trump në mbrojtjen europiane do të ishte një “stimul” shumë i nevojshëm për kontinentin që të marrë përgjegjësinë për sigurinë e tij.
“Më pëlqen të them se kriza gjithmonë fsheh një mundësi,” tha ajo.
“Nuk është e lehtë të konkurrosh me dikë që mund të nënshkruajë 100 urdhra ekzekutivë në ditë”.
Meloni theksoi rëndësinë e shmangies së një përçarjeje transatlantike, duke përshkruar vizionin e saj për garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe për një përgjigje jokonfrontuese ndaj ofensivës tarifore të Trump.
“Italia mund të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe nëse ka diçka që Italia gjithashtu mund të bëjë për të shmangur një konfrontim të SHBA me Europën dhe për të ndërtuar ura, unë do ta bëj këtë – dhe është në interes të europianëve.”
Ai shprehu dakordësinë me qëndrimet e zëvendëspresidentit amerikan Vance për Europën në Konferencën e Mynihut
“Më duhet të them se jam dakord. Këtë e them prej vitesh… Europa është pak e humbur. Kritika e Trump ndaj Europës nuk kishte për qëllim popullin e saj, por, argumenton Meloni, “klasën e saj sunduese… dhe idenë se në vend që të lexoni realitetin dhe të gjeni mënyra për t’u dhënë përgjigje njerëzve, ju mund t’i impononi ideologjinë tuaj njerëzve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.