Pas një dite të zënë bisedimesh, takimesh dhe negociatash, duket se u gjetën “kushtet”e përshtatshme për krijimin e qeverisë së re në Itali. Pas 3 muajsh ngërci politik duket se kriza politike në Itali është drejt fundit.
Takimi mes Luigi Di Maio dhe Matteo Salvinit ka prodhuar dakordësi për një qeverisje politike me profesor Giusepe Conten si kryeministër. Marrëveshja e arritur mes tyre shmang zgjedhjet e parakohshme në Itali. Pritet nga presidenti Sergio Mattarella të japë verdiktin e tij i cili sipas mediave italiane pritet të jetë pozitiv.
Giovani Tria është zgjedhur si ministër i Ekonomisë dhe ka zevendësuar emrin e kontestuar të Paolo Savones. Ky i fundit nuk është lënë jashtë kabinetit, por i është besuar ministria e Politikave të Komunitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.