Sociale

Italia deri në 5 vite burg për ata që thyejnë karantinën

Italia ka miratuar sot dënime të rrepta të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin, përfshirë edhe burgosjen për njerëzit që shkelin karantinën.

Qeveria italiane deklaroi mëngjesin e të mërkurës se:

Ata që kanë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi, mund të përballen me një deri në pesë vjet burg.

Gjobat për shkeljen e karantinës rriten nga 400 euro në 3,000 euro.

Bizneset që thyejnë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit mund të mbyllen nga pesë deri në 30 ditë.

Rregulloret do të rishikohen çdo muaj deri më 31 korrik, dhe mund të bëhen më të rrepta, thuhet në dekretin e qeverisë.

Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar afro 70,000 të infektuar dhe pothuajse 7,000 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë