Lajme

Itali, vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin gjatë grabitjes në sy të gruas (Foto)

Një ish-drejtor banke në pension, Giovanni Caramuscio, 69 vjeç, u qëllua dhe u vra në Lequile, në provincën e Leçes, ndërsa ai po tërhiqte para nga një ATM.

Ngjarja ndodhi para syve të gruas së tij që e priste në makinë. Viktima ka reaguar ndaj përpjekjes për grabitje nga dy vëllezër shqiptarë, njëri prej të cilëve është arrestuar nga policia.

Autori i dyshuar e ka qëlluar me një pistoletë Caramuscion, duke e goditur dy herë në pjesën e kraharorit, duke e lënë të vdekur në vend.

Shtypi Italian raporton se autori quhet Paulin Meçaj, 31 vjeç. Ai dyshohet se ka përdorur një pistoletë tip “Beretta”, me kalibër të shkurtër 9 mm, me numër serial të abraduar, e cila u gjet nga policia në shtëpinë e tij.

69-vjeçari kishte shkuar në Lequile për të takuar disa të afërm dhe, para se të kthehej në shtëpi, ndaloi në një ATM të degës së Banco di Napoli për të tërhequr para, por këtu dy shqiptarët, në tentativë për ta grabitur, e kanë ekzekutuar.

Giovanni Caramuscio reagoi instinktivisht dhe shtyu njërin nga dy banditët që ishin përpjekur ta neutralizonin, duke e mbajtur për qafë me kapjen e krahut të djathtë, por reagimi ishte fatal. Për të kapur dy kriminelët, karabinierët monitoruan pamjet e kamerave të bankës që u kthye në një skenë krimi.

Hetimet e para ishin shumë të shpejta dhe çuan në zbulimin e armës së vrasjes: ajo ishte fshehur në një vazo në shtëpinë e vrasësit të dyshuar, i cili jeton në një banesë jo shumë larg bankës.

Dëshmia e gruas së viktimës ishte gjithashtu e dobishme, pavarësisht nga fakti se shqiptarët, fytyrat e tyre i kishin të mbuluara të mbuluara me maska anti-Covid. Gjatë arratisjes, grabitësit lanë më shumë se një gjurmë të dobishme për identifikimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë