Media Galeri

Itali/ Shtrirë mbi divanin mbi makinë, policia ndalon dhe gjobit shoferin

Drejtuesi i një automjeti Fiat “Panda”, i cili po udhëtonte me një divan mbi makinë, mbi të cilin ishte shtrirë një person, është ndaluar dhe gjobitur nga policia. Videoja u bë virale në vetëm pak orë duke ngjallur reagime të shumta, teksa disa e shikonin si diçka qesharake ndërsa të tjerë shprehnin shqetësimin për sigurinë në rrugë.

Ngjarja u shënua në unazën e Catanias. Agjentët e policisë arritën të identifikonin targën e makinës dhe drejtuesin 41 vjeçar. Ai ishte së bashku me një shok, të cilët pasi kanë marrë një divan tek një i njohur që ka dashur ta hedhë, e kanë vendosur sipër makinës për ta marrë në shtëpi.

Edhe pse u justifikua duke thënë se nuk e kishte kuptuar se po transportonte një të ri të shtrirë në divan, shoferi u gjobit me një shumë prej qindra eurosh dhe zbritje pikësh nga patenta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë