Lajme

Itali, kapet “skifteri” shqiptar i çantave luksoze!

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Monzës, pasi në makinë i janë gjetur disa çanta firmato me vlerë shumë të shtrenjtë.

Shqiptari i ndaluar, me iniciale X.N., me precedentë të mëparshëm penalë, është ndaluar në bordin e një makine të vjedhur me çantat luksoze po ashtu të vjedhura.

Ai është pikasur nga një kamera sigurie në kryqëzimin e një rruge, ku policia ka diktuar targën e automjetit “Fiat Idea”.

Ndërsa bashkëpunëtorët që ndodheshin në bordin e mjetit u larguan në këmbë, karabinierët arritën të ndjekin dhe të ndalojnë 25-vjeçarin shqiptar.

Në bordin e automjetit u gjetën dy çanta për femra “Louis Vuitton”, tre çanta “Hermes” dhe një çantë “Dolce Gabbana”.

Makina ishte vjedhur 23 marsin e kaluar në San Donato Milanese. 25-vjeçari është arrestuar dhe është transferuar në burgun e Monzas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë