Lajme

Itali, gruaja shqiptare i vë flakën vetes në ambientet e gjykatës

Një grua shqiptare i ka vënë flakën vetes në një gjykatë në Rimini të Italisë, pas zhvillimit të një procesi gjyqësor.

Shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë pretendimi i saj se nuk po merrte drejtësi. Zemërimi dhe dëshpërimi e shtynë drejt aktit ekstrem.

Sipas mediave italiane, shqiptarja tha se ishte përballur me padrejtësi në gjykatë për më shumë se 10 vjet. Kur mëngjesin e sotëm, arriti në katin e parë të ndërtesës dhe filloi të bërtiste me dëshpërim.

“Në Itali ligji nuk funksionon, kjo është e mjaftueshme, nuk mund të vazhdoj më kështu”, – ka thënë midis të tjerash gruaja dhe pas kësaj, ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Pas nxjerrjes së një çakmaku nga çanta, shqiptarja i vurri flakën xhaketës së saj me një material sintetik, e cila u përfshi menjëherë nga zjarri.

Ajo është një grua 58-vjeçare, ndërsa ka qenë ndërhyrja në kohë e një avokati që ka parandaluar fundin tragjik.

“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe u nxita për të parë se çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ajo ishte një viktimë e padrejtësisë”, tha avokati, i cili tha se gruaja bërtiste “e vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”.

Një ambulancë dhe zjarrfikësja shkuan në vendngjarje, duke ndihmuar të lënduarën, e cila pësoi djegie të shkallës së parë në pjesën e sipërme të trupit. Gruaja u dërgua më pas në spital “Infermi” në Rimini dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë