Lajme

Itali, dy shqiptarë në pranga me 500 mijë euro kokainë

Në një hapësirë ​​ajrore nën ulësen e pasme të një makine “Mercedes B”, kishin fshehur tre kilogramë e gjysmë kokainë.

Karabinierët e Njësisë Hetuese të Komandës së Chieti, në Itali, arrestuan një 26 vjeçar shqiptar me origjinë nga Durrësi mbrëmë në San Salvo, me inicialet K.H., por banues në Emilia Romagna, me akuzën e posedimit ilegal të drogës për qëllime tregtimi.

Droga, e ndarë në tre blloqe të mbyllura me anë të nxehtësisë, ka një vlerë tregu prej mbi gjysmë milioni euro.

Gjatë hetimeve të menjëhershme, policia arrestoi edhe një 30 vjeçar shqiptar me iniciale F.C, i cili ra në rrjetën e karabinierëve teksa fliste me korrierin e kokainës.

Shqiptari i dytë i arrestuar u gjet në posedim të një sasie të madhe parash, që me sa duket shërbenin si “garanci” për drogës.

Lënda narkotike, nëse do të shitej në tregon do t’u sillte 500 mijë euro fitime. Të arrestuarit u dërguan në qelitë e paraburgimit në Chieti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë