Gazeta Si – Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë të shtrirë në anë të rrugës në Pescara të Italisë në zonën e Villa Raspa di Spoltore.
Mediat italiane raportojnë se të plagosurit janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç.
Të dy u gjetën mbrëmjen e së mërkurës nga një makinë e rastit në rrugë. Drejtuesi i këtij mjeti pa lëvizje në anë të rrugës dhe ndaloi. Aty gjeti dy burrat të gjakosur dhe të goditur me thikë.
Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Mësohet se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




