Lajme

Itali, adoleshenti shqiptar plagoset dhe lihet në derën e spitalit

Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri dhe është braktisur nga një makinë para ndihmës së shpejtë në spitalin “Gemelli”, në Romë të Italisë.

Gjendja e adoleshentit ishte e rëndë, por mediat italiane shkruajnë se pas operacionit, ai e ka kaluar rrezikun.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u braktis i gjakosur para spitalit rreth orës 19.30 të së premtes. Dyshohet se ai ka qenë pjesë e një grabitjeje me një grup tjetër bashkëkombësish, që sipas mediave italiane ka shkuar keq, pasi është qëlluar me armë zjarri nga i zoti i shtëpisë.

Në fakt, policia po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë të zonës përreth për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

16 vjeçari shqiptar ka marrë dy plumba e ka humbur mjaft gjak, por gjendja e tij është drejt stabilizimit e jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, autoritetet italiane janë mjaft të rezervuar në dhënien e informacioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë