Gazeta Si – Një 34-vjeçar shqiptar, i quajtur Klaudio Myrtaj është ekzekutuar me armë zjarri në Cuneo të Italisë mbrëmjen e të shtunës.
Sipas mediave italiane, ai punonte si punëtor në kantieret e rrugëve. I riu mbërriti në Itali dy vjet më parë dhe vdiq në spital, pasi nuk mundi të mbijetojë.
Shqiptari banonte në zonën e Caraglios dhe herë pas here bashkëpunonte me një zejtar nga qyteti.
Klaudio Myrtaj ishte qëlluar me pistoletë në kokë, dyshohet me silenciator. Trupi i tij u gjet në një punishte, ku ai herë pas here punonte. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme.
Sipas “La Stampa”-s, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.
Policia po pyet disa persona si dëshmitarë, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit.
Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari, i cili shkoi për të blerë benzinë për traktorin.
Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin. Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.
Hetimet po drejtojnë karabinierët: sipas të dhënave fillestare, tridhjetë e katër vjeçari vdiq nga një goditje me armë zjarri në kokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




