Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.
Duke qenë se këtë vit jemi në një situatë të pazakontë nga Covid-19, kjo ngjarje do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë, kështu që Ambasada iu bën ftesë të gjithëve atyre që kanë dëshirë ta ndjekin “live” të regjistrohen online.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij. Regjistrohuni këtu https://bit.ly/3jxH7Cf dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë!”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.
Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Ndahet nga Universiteti i Oklahomës.
Ky çmim i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri apo dhe dramaturgu.
Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi, duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



