Lajme

Ishte zhdukur përpara 9 ditësh, gjendet i vdekur 63-vjeçari

Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një parcelë. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin, ku sipas policisë, viktima merrte mjekime për shkak se vuante nga skleroza.

Burime nga policia lokale, raportojnë se rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Blutë e Kurbinit thonë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë