Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në Gjirokastër, ku ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe eksploziv.
Mësohet se në pranga ka përfunduar 41-vjeçari Dod Gjikolaj, i cili është dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 6 korrik të vitit 2020, e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të 41 vjeçarit për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.
Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



