Ishte shpallur person i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur brenda një automjeti shtetasi Sokol Rama, 32 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës.
Viktima është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit, ndërkohë që policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.
Viktima ishte person me precedentë penal dhe njihej nga policia si transportues droge. Ndërkohë për personin tjetër, Roland Milo rreth 40 vjeç, i cili ka humbur në të njëjtën datë më Ramën nuk dihet asgjë. Viktima dhe Rolandi kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.
Ishin prindërit e Ramës ata që bënë të parët denoncimin në polici duke thënë se nga djali, i cili ka dhe dy fëmijë nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Më tej u bë denoncimi edhe nga familjarët e Milos. Nga hetimet e policisë rezulton se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




