Ana e errët

‘I sëmurë me kancer’ / Pengmarrja për borxhin 20 mijë euro, çifti mbetet në burg  

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për çiftin e të rinjve të akuzuar për pengmarrjen e 31-vjeçarit Ermil Sorra.

Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçaku, të dy 37 vjeç, do qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Ata u arrestuan 4 ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se morën peng dhe dhunuan fizikisht Ermil Sorrën.

Shkak për këtë ngjarje u bë një borxh prej rreth 20 mijë eurosh që dyshohet se 31-vjeçari i kishte marrë mikeshës së tij Çezma.

Por gjatë dëshmisë së tij këtë të martë në gjykatë, Sorra ka pretenduar se ishte pikërisht mikesha e tij ajo që i kishte borxh një shumë prej 30 mijë eurosh…

Më herët, ai i kishte thënë asaj se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t’u kuruar. Përpjekjet e herë pas hershme të vajzës për t’i kthyer paratë, kishin rezultuar të kota.

Në fund ajo vendosi të përgatisë një plan për të marrë atë që i takonte. Çezma kërkoi ndihmën e të fejuarit të saj dhe 30-vjeçarit Sulltan Piraci. Ky i fundit nuk është arrestuar ende nga policia dhe vijon të jetë në kërkim.

Të tre e morën Sorrën në Kashar në një makinë dhe më pas e dërguan në shtëpinë e 37-vjeçares, ku e mbajtën peng për disa orë, duke e dhunuar.

Gjithçka u përmbyll me arrestimin e çiftit, që përballet tashmë me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë