Botuesi i Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme, Bujar Hudhri, në një intervistë për Top Channel, tregoi se si ishte gjendja e tij shëndetësore para se të vdiste dhe se a i ngeli ndonjë merak.
Hudhri tha se ka menduar gjithmonë se një shkrimtar i madh si Kadare nuk i përket kësaj bote, por një planeti paralel të letërsisë.
“Më trishton që Kadare më thoshte që shtëpia botuese është shtëpia e dytë e shkrimtarit dhe më shumë se kurrë i ndjej këto fjalë. Unë e kam ndjerë gjithmonë këtë raport timin, unë jam botuesi i tij”, tha Hurdhi i cili shtoi se Kadare ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë.
“Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë”, tha Hurdhi.
Botuesi tregoi se kohët e fundit Kadare ka qenë i dobët fizikisht por përsëri kushte dëshirë të dilte, edhe pse dilte me vështirësi.
“Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”, tha Hurdhi.
Homazhet për Kadarenë janë marrë përsipër nga Kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.