Njerez

Historia e një çifti gay të cilët donin të bëheshin prindër

Kur Kraig Wiendenfeld dhe Bill Johnson vendosën të kishin një familje, ata donin të kishin një fëmijë biologjikisht të tyrin, një dëshirë në rritje kjo e çifteve gay. Kështu ata gjetën një zëvendësues, për ti ndihmuar. Ata ishin përzgjedhur nga Washington Post vitin e kaluar si një çift burrash të martuar që pas katër vitesh kërkonin : një spermatozoid nga Weidenfeld, një dhurues anonim të vezëve dhe një grua të re për të mbajtur fëmijën.

Christina Fenn kishte lindur tashmë tre foshnje, përfshirë këtu dhe dy binjakë për dy çifte të të njëjtit seks, kur një agjenci e kontaktoi lidhur me kërkesën e Wiendenfeld dhe Johnson. Përpara se të bëhej një nënë zëvendësuese ajo dhe burri i saj Brian kishin dy djem. Ajo donte të ishte shtatëzanë duke ndihmuar ata që nuk mund të kishin dot një fëmijë.

Kjo formë e re riprodhimi ka qenë një gjetje, që pjesa më e madhe e burrave homoseksualë, kanë zgjedhur gjatë këtyre viteve për të përjetësuar prindërimin, thonë ekspertët. Por ndonjëherë, pavarësisht dëshirës dhe shpresës, shkenca e përparuar është e pamjaftueshme për të garantuar një fëmijë. Përpjekja e parë përfundoi në abort, vetëm një muaj pas krijimit të embrionit. Përpjekja e dytë, pati të njëjtin rezultat dhe kjo e bëri situatën më të rëndë dhe emocionuese. Por dy burrat ishin këmbëngulës në përpjekjet e tyre për të patur një familje. Gati nëntë muaj më vonë duket se ky shans erdhi për ta. “A je gati të jesh baba?”, i tha Fenn, në skajin tjetër të linjës.

Weidenfeld dhe Johnson vrapuan nga New York City në spitalin Connecticut, për të qenë prezent në lindjen e një djali që do ta quanin Teddy.

Kraig Wiendenfeld dhe Bill Johnson me surrogaten e tyre Christina Fenn

“Ishte gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë”, u shpreh Johnson. Pasi ua la në krahë fëmijën prindërve të rinj, Fenn, u shpreh se: “Ky nuk është fundi i historisë sonë të përbashkët. Ky është vetëm fillimi. Unë do të jem me ju për çdo festë dhe ditëlindje e raste të veçanta të vogëlushit, pasi dua të jem pjesë e familjes suaj”, tha ajo.

Numri i fëmijëve të lindur me zëvendësues sa vjen e shtohet vitet e fundit. Sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Riprodhuese, 738 foshnja kanë lindur me anë të surrogacisë në vitin 2004, e në vitin 2014 numri i tyre është 2807.

 Victoria Ferrara, themeluese dhe drejtore juridike në ‘Surrogacy Worldwide’, thotë se në rreth 50% e 80 deri 100 marrëveshjeve të surrogacisë, organizata e saj lehtëson përfshirjen e prindërve homoseksualë. Ajo vlerëson numrin e bebeve të lindura me anë të surrogacisë që çdo vit varion nga 2.500 në 5000 në të gjithë botën.

“Procesi i surrogatimit është sfidues sidomos për çiftet homoseksualë”, thotë Ferrara. "Ata kanë një dëshirë shumë të fortë për t'u bërë prindër, por më pak njohuri për procesin e infertilitetit”. Në shtete si New York nuk lejohen angazhimet e këtij procesi, çka nënkupton; pagesat mjekësore për dhuruesin e vezëve, nënën që do të mbajë vezën, tarifat e klinikës, e çdo të papritur tjetër, për zëvendësuesen. Kjo është arsyeja pse burrat shkojnë në Connecticut ku ky proces është i ligjshëm. Por të gjithë çiftet homoseksuale që e kanë provuar, thonë se gjithë ky proces ia vlen, pasi buzëqeshja e një fëmije të ndryshon jetën. E ndonjëherë, vetëm kur e ke vogëlushin në duar, e kupton se kjo është ajo që gjithë jetën ke pritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë