Ka ndodhur

Ishte duke peshkuar në Fierzë me lëndë plasëse, humb jetën 50-vjeçari

Gazeta Si – Një 50-vjeçar humbi jetën këtë të diel në Fushë Arrëz, pasi i shpërtheu lënda plasëse që po përdorte për të peshkuar.

Policia thotë se rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., banues në këtë fshat, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë