Lajme

Ishte dënuar me tri vite burg, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili ishte në kërkim. Bëhet fjalë për K.D, banues në Vlorë, i dënuar me 3 vite burg.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 3 vite burg.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25-vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë