Lajme

ISHP: Asnjë rast deri më tani, nuk rekomandohet maska kur s’jeni të sëmurë

Pas mbledhjes së Task-Forcës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini, në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk ka asnjë rast të dyshuar të koronavirusit.

Sipas saj në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.

Ndër të tjera, ajo tha se nuk rekomandohet përdorimi i maskës kur nuk jeni të sëmurë.

“Nuk rekomandohet përdorimi i maskës kur nuk jeni të sëmurë, ose nuk keni marrë rekomandim. Maska vetëm kur keni kontakt me të sëmurë”, u shpreh specialistja e ISHP-së.

Specialistja tha se qytetarët mund të telefonojnë në numrin 127, nëse shfaqin simptoma dhe nga ana tjetër garantoi se sistemi shëndetësor në vendin tonë ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet.

Ndërkohë, specialistja bëri për shtimin e masave për higjienën sanitare vetjake dhe sugjeroi shmangien e grumbullimeve masive apo ambienteve të mbyllura.

Mbrëmë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 8 raste të dyshuara kanë rezultuar negativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë