Sociale

Bllokuar në Gjermani, 200 shqiptarë drejt Tiranës

200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, si pasojë e mbylljes së kufijve nga të gjitha vendet e Bashkimit Europain janë nisur sot drejt Shqipërisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se pasagjerëve shqiptarë ishin bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.

“Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës”, njofton MEPJ.

Ata kanë mundur të udhëtojnë vetëm pas ndërhyrjes së Përfaqësisë shqiptare në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest.

“Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës”, thotë Ministria e Jashmte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë