Vanity Fair-Gazmore, e llastuar, e vetëkënaqur dhe bukuroshe; me flokë gështenjë kaçurelë deri mbi supe dhe që mbathte kambale të zeza, të cilat u bënë trend në vitet 90” për të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë që e ndiqnin.
Ajo është Ambra Angiolini, ikona e programit që shfaqej në ato vite në kanalin italia uno në orët e drekës. Një personazh i krijuar nga regjisori revolucionar Italian, i cili nuk jeton më, Gianni Bocompagni. E përzgjedhur mes 140 vajzave, Ambra drejtoi në vitet 93-95 programin më të rëndësishëm rinor të Italisë “Non e’ la Rai” që i zgjeroi kufijtë anembanë ku kishte të rinj njohës të gjuhës italiane.
Lojëra, këngë, kërcime, intervista me personazhe të rëndësishëm, 16 vjeçarja Angiolini u rrit profesionalisht për të marrë më vonë rrugën e aktrimit; në teatër dhe kinema.
Sot, në moshën 41 vjeçare, e suksesshme në karrierë, nënë e dy fëmijëve, me një divorc të hedhur pas krahëve me këngëtarin Francesco Renga, Ambra Angiolini po shijon jetën e saj me një këndvështrim të ri në krahët e dashurisë së re me Massimiliano Allegri.
Ambra ka “pushtuar” këtë gusht kopertinën e 33-të të Vanity Fair Italia dhe është rrëfyer për jetën e saj plot ngjyra.
Ambra Angiolini po jeton një moment të lumtur. Ajo reflekton entuziazmin e një adoleshenteje që, e kthyer në divë në moshën 13 vjeccare, nuk ka mundur ta shijoj adoleshencën si të tillë. “Kam ndryshuar shumë, në fillim ndjehesha e papërshtatshme kundrejt një pune që për mua ndryshonte shumë. Hidhesha nën aventura që nuk më bindnin, por duke u ndjerë më pak e aftë se ç’do kisha dashur të isha, nëse kisha diçka për t'u ankuar, unë shmangesha për arsye të mundësive. Thoja me vete: “pse e propozon këtë gjë? Gjithsesi nuk vlen”. Heshtja. Dhe ishte keq. Sot di të jem bashkëpunuese dhe nuk kam ndrojtje më të marr pozicion kur diçka nuk funksionon: sepse jam më e sigurt në vete, zgjedh njerëzit me të cilët do të bëj një copë rrugëtimi dhe nuk sforcohem për ti pëlqyer kujdo me ccdo kusht. Më në fund po eci në rrugën time, më pëlqen të kem rrëmujë përreth dhë shokë udhëtimi gati për tu përballur. Kam dëshirë të humb orë, ditë ose muaj për të kërkuar këndvështrimin tim pa ankth ose komplikacione.
E nëse rezulton një budallallëk, nuk ka rëndësi. Kam zgjidhur konfliktin tim. Luftën me veten time që më bënte të dukesha e ndërlikuar, me karakter të vështirë.” “E kam zgjdhur konfliktin tim. Tani ndjehem nën lëkurën time dhe ndjehem plotësisht në trupin dhe në kokën që do të kisha zgjedhur nëse do ta blija në Amazon nëse do të isha në shitje” qesh, “edhe me çmimin më të shtrenjtë, do ta blija këtë vete me çdo kusht”.
“Jam bërë më e përulur”, thotë. Dhe në këtë intervistë me zemër të hapur thekson lirinë e vetë, shpjegon rëndësinë e të qenit e plagosur, dhe gjetjen e një dashurie ndryshe.
Ambra Angiolini tregon për herë të parë dashurinë e saj me trajnerin e Juventus Massimiliano Allegri dhe bën bilancin e 41 viteve të jetës së saj, i lidhur me një karrierë që e pa atë të bëhet një diva në adoleshencë, në atë kaleidoskop të dritave, zërave dhe provokimeve që i vinin në kufje nga Gianni Boncompagni në “Non e’ la Rai”: "Gjatë viteve unë kam ndryshuar shumë", thotë Ambra.
Isha e pasigurt, rrëfen: Sjellja e re është bijë e një paqeje të brendshme, argumenton Ambra: Nuk më bëhet vonë se çfarë mendojnë të tjjerët, por kam pranuar mundësinë që të tjerët mund të mos pëlqejnë atë që unë bëj dhe nuk ndjehem më keq. Por dua ende të qaj për gjërat që më interesojnë dhe dua të shijoj deri edhe një dështim sepse kam mësuar të vuaj pa i mbyllur veshët. Derisa nuk i lejon vetes të ndjesh dhimbjen në lëkurën tënde, jo vetëm që nuk i zgjidh probemet e tua, por nuk bën asnjë hap përpara drejt të vërtetës”.
Me ambicie, e cila e ka shoqëruar edhe në të shkuarën, ka ardhur deri ku është tani: “Është një fjalë që më ka hallaktur dhe më ka bërë të rrëshkas shumë herë”. “Unë kurrë nuk kam qenë e prfshirë nga ambicia, por në një ambicie të vogël notova edhe unë, ndoshta me idenë për tu kapur pas një punë të mjerueshme me çdo kusht”. Prej kohësh nuk është më kështu sepse sot Ambra është e rritur dhe autoironike: “Nuk më duhet më të jem në modë, jam kthyer në një markë D.O.P (emërtimi i mbrojtur i origjinës) dhe ndjehem e rritur e të rritesh do të thotë të pushtosh hapësira që dje më dukeshin shumë të ngushta”.
Edhe në dashuri. “Kam braktisur më shumë psikologë se sa meshkuj”, thotë se kur ishte shumë e re largohej prej idesë së një historie dashurie që do të zgjaste shumë: “Rrija me veten dhe idea për të patur një të dashur për një kohë të gjatë më tmerronte. Vitet më të bukura i kam shijuar edhe falë kësaj. Sot, thotë: “ndjehem më solide në jetën private”.
Pasi përfundoi historia me Francesco Rengan dhe fillimi me Massimiliano Allegri: “Kur përfundon një histori dashurie, ke gjithmonë dy mundësi: të vazhdosh të ankohesh e të bombardosh ose “jo, nuk është kjo ajo që meritojmë ”. Dy vite më parë zemra ndaloi së rrahuri për një njeri madhështor (Rengan) e më pas u ringjall nga një tjetër burrë (Allegri) që e bëri me një ëmbëlsi që nuk mund të përshkruhet. Kur perëndoi historia e mëparshme, kisha nevojë të bëja diccka për vveten. Unë kam grisur një mantel dhe nuk e kam bërë as për altruizëm, as për mirësi, as për atë që shumë thonë dhe më bëjnë të zemërohem, për fëmijët. Kisha nevojë të shndrija për veten time, sepse nëse nuk ndriçoj për vete dhe nuk jam e lumtur, nuk mund të jenë as njerëzit të cilët i dua shumë”.
Me Allegrin, rrëfen Ambra, janë njohur duke u shkruajtur. “E më pas jemi takuar”. Mbërriti në jetën time i vetmi burrë që ishte në gjendje të më përqafonte pa më shtrënguar. Mbërriti ai që nuk isha duke e kërkuar, por që ishte i nevojshëm të gjendej. Dhe është kaq bukur përfundon- dhe nuk më intereson nëse dikush e kupton ose jo dhe as nëse kjo histori –pëlqehet apo nuk pëlqehet. Për të parën herë më intereson veç një gjë: të di që do të kthehet tek unë. Gjithmonë”. *Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.