Ish-kryeministri britanik Boris Johnson për momentin ndodhet me pushime në Teksas të SHBA dhe në një video të postuar nga bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, ai duket se është sulmuar nga një struc.
Boris u sulmua teksa ai dhe djali i tij 4-vjeçar Wilfred po përgatiteshin për të ushqyer strucin.
Në atë moment, struci futi kokën nga dritarja e hapur e makinës dhe e kafshoi në dorë ish-kryeministrin britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.