Drejtësia

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit sërish në SPAK, pak ditë pasi fitoi pafajësinë

Gazeta Si - Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme pak ditë pasi fitoi pafajësinë nga Apeli i Posaçëm.

Nuk dihet se për çfarë është thirrur Kapri këtë herë në SPAK, Paraprakisht mësohet se organi i akuzës i ka hapur një çështje të re hetimore.

SPAK e akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, dyshohej se kishin abuzuar me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Me një vendim të GJKKO-së, Kapri u lirua nga burgu. SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që i shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë