Sport

Ish-kampionia e tenisit: Kam përjetuar ferrin

Jelena Dokic, ish-fëmija i mrekullueshëm në tenisin botëror, karriera e të cilës u shënua negativisht  nga marrëdhënia e stuhishme me të atin-padron dhe nga problemet fizike dhe mendore, me një postim të gjatë në Instagram ka dashur të ndajë betejën e saj më të madhe, duke zbuluar se ka humbur 53 kg në 18 muaj. Një mesazh për shumë njerëz të tjerë që luftojnë me demonët e tyre.

“Ky është realiteti i jetës dhe të gjithë kemi histori të vështira, betejat dhe udhëtime. Unë jam krenare për veten. Nuk jam këtu për tu mburrur me peshën që kam humbur. Bëhet fjalë për udhëtimin tim të vështirë që vazhdon ende e që do të zgjasë për një kohë të gjatë: Bëhet fjalë për betejën mendore dhe betejën me veten time, pastaj i takon kileve – shkruan ajo në Instagram -. Dua thjesht të tregoj se të gjithë ne kemi betejat, historitë dhe udhëtimet tona. Kjo është së pari një betejë mendore, pastaj fizike dhe është e vështirë. Kam kaluar shumë ditë të vështira dhe kam akoma. Isha mësuar të haja, të vdisja urie, të mbingarkohesha, ti nënshtrohesha një stërvitje të tepruar, të ndihesha e trishtuar dhe fajtore. Ishte një rreth vicioz dhe, mbi të gjitha, nuk e doja veten.

Ndonjëherë është vështirë të gjesh ekuilibrin, por unë luftoj, besoj dhe nuk heq dorë. Nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh dhe e riprovon. Dua vetëm të them se nuk është e lehtë dhe më besoni e di mirë, por vazhdoj të luftoj. Do të kesh ulje e ngritje por do të vazhdosh të ecësh para çdo ditë. Është gjithçka e bazuar tek ekuilibri e, mbi të gjitha, qëndro e fortë mendërisht e mos resht kurrë së dashuri veten përgjatë kësaj rruge”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë