Drejtësia

Ish-deputetja e PD dhe kandidate për kryebashkiake në Korçë paraqitet në SPAK

Gazeta Si- Ish deputetja e PD, Ledina Alolli, e cila ka qenë dhe kandidate për kryetare e Bashkisë së Korçës në zgjedhjet vendore 2023, është paraqitur sot në SPAK

Nuk dihen arsyet pse Aloll është thirrur nga prokurorët e SPAK. Përgjatë viteve 2009–2013, ajo ka qenë deputete e Kuvendit.

Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë