Gazeta Si – I eliminuar dhe objekt talljesh. Është ajo që po i ndodh Romelu Lukakut pas ndeshjes Belgjikë-Kroaci. Mes shumë mënyrave të festimit për kualifikimin e Kroacisë, spikat ajo e Ivan Rakitiç.
Mesfushori i Seviljes është tallur pak me sulmuesin e Interit, duke e falënderuar për gabimet para portës në ndeshjen e së enjtes: “Ecim Lukaku! Duhet ta ftojmë një muaj në Split!’ – shkruan Rakitiç një një postim në Instagram, të publikuar nga agjenti i tij Marko Braliç.

Lukaku luajti në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Kroacisë dhe tregoi një formë shumë të dobët, duke humbur raste të pabesueshme. Gabime që i kushtuan Belgjikës eliminimin nga Botërori. Sulmuesi goditi shtyllën me portën bosh dhe shpërdoroi edhe raste të tjera, një prej tyre në shtesë, pak hapa larg portës.
Nga njëri krah zhgënjimi i belgëve dhe nga krahu tjetër festa e kroatëve. Edhe në rrjetet sociale, ku Rakitiç, i tërhequr nga kombëtarja në 2020-ën, por ende shumë i lidhur me grupin, ka gjetur mënyrën për të bërë ironi me Lukakun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



