Media Galeri

Iranianët festojnë në shesh për sulmin ndaj Izraelit

Nga Gazeta 'Si'- Pas sulmit me raketa dhe dronë të Iranit mbi Izrael, turma njerëzish kanë festuar në Teheran. Imazhet e përhapura në mediat sociale tregojnë grupe njerëzish që valëvitin flamujt iranianë dhe palestinezë teksa mblidhen në shesh në mes të natës.

Garda Revolucionare e Iranit kishte konfirmuar disa orë më parë se një sulm ishte nisur kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin e 1 prillit në konsullatën e tij në Damask, ku mbeti i vrarë një komandant ushtarak iranian.

Sulmi i paprecedentë dhe hakmarrës i Iranit shënon herën e parë që ai ka shënjestruar Izraelin drejtpërdrejt nga toka e tij


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë