Bashkimi Europian ka miratuar buxhetin për programin IPARD 3 në Shqipëri, prej 112 mln eurosh, dedikuar sektorit bujqësor.
Kjo shumë është 56% më e lartë se ajo e programit IPARD 2 dhe do të bashkohet me fondin e vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, 34 mln euro.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se në Programin IPARD 3 po zhvillohen 9 kategori financimi.
Buxheti prej 146 milion Euro i IPARD 3 përpos katër masave ekzistuese të investimeve në fermë, agropërpunim, diversifikim të fermës dhe asistencë teknike do të financojë dhe 5 masa të reja të cilat ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e marrë në deklaratën e Sofjes për Agjendën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Fondi total i programit IPARD 2 ishte 57.68 milion euro nga të cilat 75% ose kontribut i BE dhe 25% kontribut i buxhetit të shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



