Sport

‘IOC’ do të përjashtojë transgjinorët nga sporti i femrave

Nga Gazeta Si – Pas një rishikimi shkencor të provave ekzistuese, “Lojërat Olimpike” po orientohen drejt ndalimit të sportistëve transgjinorë nga të gjitha garat për femra.

Presidentja e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kirsty Coventry, në Janar i tha “Telegraph Sport” se ishte në favor të një ndalese të plotë dhe pas fitores në Mars, urdhëroi një rishikim që vlerësoi avantazhet fizike të përhershme që burojnë nga lindja si mashkull.

Një përditësim mbi këtë çështje iu paraqit javën e kaluar anëtarëve të “IOC-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar” nga Dr. Jane Thornton (Drejtoresha mjekësore dhe shkencore e Komitetit).

Edhe pse nuk ka ende një vendim përfundimtar, përditësimi drejtuar anëtarëve të IOC-së theksonte se provat shkencore tregojnë se ekzistojnë avantazhe fizike që vijnë nga lindja si mashkull dhe që mbeten edhe pas uljes së niveleve të testosteronit.

Politika aktuale e “IOC” është që çdo sport të vendosë vetë rregullat e tij, gjë që ka sjellë një përzierje vendimesh.

Atletika dhe noti i ndalojnë sportistët transgjinorë, ndërsa sporte si futbolli i lejojnë, për sa kohë që ata kanë ndërmarrë masa për të ulur nivelet e testosteronit.

Caster Semenya

Dallimi midis sportistëve transgjinorë dhe atyre me “DSD”

Shembujt e grave transgjinore që marrin pjesë në “Lojërat Olimpike” janë të rrallë, por një rast i fundit ishte ai i Laurel Hubbard, peshëngritëses nga Zelanda e Re që garoi në “Lojërat e Tokios” në vitin 2020, por nuk fitoi medalje.

Politika e re më e ashpër e “IOC” mund të përfshijë gjithashtu sportistë me dallime në zhvillimin seksual (DSD).

Shembulli më i njohur është Caster Semenya, fituese e medaljes së artë në garën e 800 metrave në “Londër 2012” dhe “Rio 2016”.

Dy boksieret – Imane Khelif dhe Lin Yu-Ting – fituan medalje të arta të diskutueshme në “Lojërat e Parisit” vitin e kaluar, pavarësisht se thuhej se nuk kishin përmbushur kriteret e përshtatshmërisë gjinore në “Kampionatin Botëror të Boksit”.

Seksi i tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht. “IOC” pritet të përditësojë politikën e saj vitin e ardhshëm, duke marrë parasysh implikimet ligjore.

Organe drejtuese në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Shoqatën e Futbollit (FA) dhe Bordin e Kriketit të Anglisë & Uellsit (ECB), vendosën një ndalim më herët këtë vit, por “ECB” aktualisht po përballet me një sfidë ligjore për shkak të këtij ndryshimi.

Imane Khelif

– “Duhet të mbrojmë sportin e femrave”

Duke folur në Janar, Coventry – e cila ka fituar shtatë medalje olimpike në not – tha: “Mbrotja e kategorisë femërore dhe e sportit të tyre është thelbësore – është një prioritet që duhet ta trajtojmë së bashku.

Ka gjithnjë e më shumë kërkime shkencore. Nuk po diskutojmë se si kjo ndikon negativisht te sporti i meshkujve.

Vetë fakti tregon se duhet të mbrojmë sportin e femrave. Është shumë e qartë që gratë transgjinore janë më të afta në kategorinë femërore dhe përfitojnë nga fakti që duhet të jenë të barabarta për gratë.”

Coventry ishte gjithashtu pjesë e bordit ekzekutiv që trajtoi polemikat në Paris, kur Yu-Ting dhe Khelif fituan medaljet e arta.

Duke iu referuar atij rasti, ajo tha se “mësime do të nxirren gjithmonë – dhe Parisi është padyshim një prej tyre”, por shtoi se nuk mund të ishte parashikuar ajo situatë e veçantë. –


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë