Menaxhim

Investimet publike, qeveria vendos tavane shpenzimesh. Detyrim studimi i fizibilitetit

Nga Gazeta ‘SI’ – Disa nga rregullat e investimeve publike kanë ndryshuar, pas miratimit të ligjit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Qeveria vendos kusht që çdo projekt që cilësohet me rëndësi kombëtare, të paraqitet bashkë me studimin e fizibilitetit. Më pas ministria përgjegjëse për financat vlerëson përballueshmërinë buxhetore të projektit dhe risqet fiskale lidhur me deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Më pas institucioni përgjegjës për programimin strategjik jep mendim për plotësimin e dokumentacionit sipas kritereve të këtij vendimi dhe rivlerësimin e përputhshmërinë me strategjitë kombëtare, sektoriale dhe ndërsektoriale.

Agjencia e Trajtimit tё Koncesioneve (ATRAKO) jep mendim për përmbushjen  e elementeve të studimit tё fizibilitetit të projektit, vetme për projektet që janë kontrata të tipit Partneritet Publik-Privat (PPP).

Ligji i ri përcakton edhe tavanet e financimit të projekteve, sipas viteve deri në përfundim.

Fillimisht, nuk lejohet që në buxhetin e njësisë përkatëse të njësisë së qeverisjes qendrore të shpërndahet më pak se 20% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të parë. Nuk lejohet që në buxhetin e njësisë përkatëse të njësisë së qeverisjes qendrore të shpërndahen më pak se 30% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të dytë dhe jo më pak se 30% e vlerës së plotë të  projektit përkatës gjatë vitit të tretë, përveç rasteve ku përcaktohet ndryshe në dokumentin e studimit të fizibilitetit dhe projektet e reja të miratuara në buxhetin afatmesëm 2023 -2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë