Nga Gazeta ‘SI’ – Investimet e Huaja Direkte në vend kanë arritur një nivel rekord për vitin 2023, duke u rritur me rreth 9% nga një vit më parë ose 120 milionë më tepër.
Banka e Shqipërisë raporton se në vend u futën 1.5 mld euro në formën e investimeve të huajave, me burim kryesor Holandën e cila ka investuar në Shqipëri rreth 300 mln euro. Lista pasohet nga “shtetet konfidenciale” që investuan 241 milionë euro gjatë vitit 2023, pavarësisht se kanë një rënie me -49.3 % dhe Italia e Turqia.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2023, sektori i preferuar për të investuar mbetet ai i pasurive të paluajtshme, në masën 26%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 16%, në sektorin e energjitikës, në masën 10%, si dhe komunikacionit, në masën 4%.
Investimet e huaja regjistrohen në valutë dhe raportimi i tyre bëhet në lekë. Kjo formë raportimi, bashkë me zhvlerësimin e valutave kundrejt lekut, mund të shpjegojnë pjesërisht rritjen e vlerës së IHD-ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.