Jete & Stil

Introvert, ekstrovert apo tjetër? Mirësevini në epokën e ambivertit

Ish-zëvendës shefja e Shëndetësisë në Angli dha një këshillë në lidhje me variantin e ri Omicron. 

“Të jemi të kujdesshëm, të mos shoqërohemi me njeri kur nuk kemi nevojë”. Si duket shoqërimi, i nevojshëm? A mund t’i anulojmë darkat e festave dhe t’i zëvendësojmë me një pije në shtëpi me një mik ose ndoshta vetëm me macen a qenin?

Këshillat e Harries në të vërtetë ndihen si diçka e një statuti të ambivertit. Ambiversioni, duke kombinuar tiparet introverte dhe ekstroverte, është shumë “aktual”. Ekziston një teori që streset dhe ndryshimet për shkak të Covid ndryshuan idetë tona për mënyrën se si lidhemi me të tjerët. Ekstrovertët janë detyruar të eksplorojnë një jetë më të qetë dhe disa zbuluan se e vlerësonin në një shkallë të papritur, ndërsa introvertët po lulëzojnë në një botë më pak të ndërlidhur, duke kuptuar se sa shumë kanë nevojë dhe sa u mungon lidhja njerëzore. Ne po bëhemi, ose po e kuptojmë se tashmë ishim, ambivertë me nevoja kontradiktore dhe komplekse në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Kjo është ndoshta një gjë e mirë. Në një hulumtim të vitit 2013 u tha se të jesh ambivert është një “përparësi”: ambivertët i tejkalojnë grupet e tjera, sepse ato lidhen më mirë me një sërë njerëzish.

Karl Moore, autor i veprës së ardhshme ‘Ëe Are All Ambiverts Noë’, argumenton se përgjigjja me sukses ndaj sfidave të Covid kërkon që drejtuesit e biznesit të dëgjojnë, vëzhgojnë dhe reflektojnë (tipare introverte), por edhe të entuziazmohen, të kenë energji dhe frymëzojnë (ekstrovertë). Në jetën tonë personale, të kesh një kuptim më të nuancuar të vetes dhe të tjerëve si njerëz shoqërorë shihet si një mënyrë për t’iu qasur këtyre kohërave të lodhshme, ende të paprecedentë.

Me një pashmangshmëri marramendëse, kryeministri Boris Johnson hodhi poshtë rekomandimet e Harries, duke nxitur njerëzit të ecin përpara me gjithë gëzimin e mundshëm, por shkrimtarja Emma Beddington vendosi të ecë me qasjen e ambivertit.

“Gjithçka që dua për Krishtlindje është një sasi e limituar e shoqërimit të nevojshëm që mund të mos duket shumë festive, por më pëlqen shumë ideja e kësaj”.

Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë