Nga Gazeta Si- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ngulmoi edhe njëherë tjetër në atë që e quan bllokim të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“E pesta herë trajtuar IBAR, nuk kanë rënë dakord ta votojnë. Me 9 prill vendet anëtare nuk votuan, shtuan një seri me kushte të tjera. Edhe Komisioni Europian ka ndryshuar qëndrimin rozë…vendet kanë sjellë shtesa”, tha Berisha.
Nga bashkëbisedimi i përjavshëm me qytetarët Berisha dënoni vendimin e qeverisë për të hequr rimbursimin e naftës për fermerët.
“Miliarderët me jahte e marrin naftën 60 lekë, fermeri 220 lekë litri, mijëra hektarë do mbeten djerr dhe do ta falimentojnë”, shtoi kreu i PD.
Kreu i PD tregoi se forca e tij politike, do të prezantojë propozimet për uljen me 6% të TVSH-s për ushqimet e shportës.
I pyetur se kush do të jetë kandidati i PD për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale, Sali Berisha nuk dha ndonjë emër por tha se “PD do të futet në këtë garë me kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje