Nga Gazeta ‘SI’ – Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 3.7 në 3.5%, për 2025-n.
Për vitin e ardhshëm Instituti parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3.9% dhe në 2027-n me 4%.
“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë të paraqesin rezultate të mira, me një rritje mesatare prej 2.5% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin 2026, edhe pse Serbia pritet të përjetojë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes në 2025”, thuhet në raport.
Raporti i WIIW vjen pak ditë pas atij të FMN-së që po ashtu uli parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 3.8% në 3.4%.
Nga një këndvështrim i përgjithshëm, modeli ekonomik i vendeve lindore të BE-së po kalon një n dryshim themelor strukturor. Ndërsa konsumi privat ka qenë shtytësi kryesor i rritjes në vendet anëtare të BE-së të Europës Qendrore Lindore deri më sot, ne presim investime nga kompanitë private dhe sektori publik të fitojnë rëndësi, në funksion të rritjes reale të pagave, thotë Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i WIIW dhe autori kryesor i parashikimit të vjeshtës.
Rritja e mprehtë e shpenzimeve të mbrojtjes midis vendeve të NATO-s në rajon po mbështet gjithashtu rritjen ekonomike. Sipas WIIW, këto vende pritet të kenë një rritje të PBB-së, sidomos vendet e Europës Lindore, që pritet të përfitojnë ekonomikisht nga armatimi i kontinentti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



