Në një kohë ku në Instagram gjen vende kudo në botë që vizitohen nga turistët, Big 7 Travel ka bërë një listë me vendet më të bukura pasi analizoi hashtaget e Instagramit për destinacionet nëpër botë, pyeti 600,000 njerëzit që ndjekin llogaritë e saj të ushqimit dhe udhëtimit në Instagram për mendimet e tyre dhe mori në konsideratë mendimet e ekipit të tij editorial.
Në vendin e parë është renditur Tokio, në vendin e dytë është arkipelagu mahnitës i Filipineve dhe Parisi në të tretin.
Po ashtu, në pesëshen më të mirë janë Stambolli, Nju Jork dhe Sidnei.
Poshtë keni vendet më të preferueshme dhe admiruara.
TOKIO
Faltoret e lashta, ekspozitat e artit dhe tabelat e ndriçuara neoni janë vetëm disa gjëra që e bëjnë Tokion një hit në Instagram. Më shumë se 53 milion hashtag #tokyo zbulojnë pse ky qytet është vendi më i pëlqyer në botë për 2021.
FILIPINE
Shtëpi e mrekullive natyrore të pabesueshme si një lumë nëntokësor dhe tarraca të qeta orizi përveç një kulture të gjallë dhe historie që përfshin disa mijëvjeçarë dhe mbi 7500 ishuj, Filipinet në tërësi janë jashtëzakonisht të pëlqyera nga Instagrami.
PARIS
Parisi nuk ka nevojë për shumë fjalë për të traguar pse është aq i pëlqyer.
“Parisi është një nga qytetet më ikonë dhe më të dashur në botë dhe nuk është e vështirë të dish pse.” thotë Big 7 Travel.
NJU JORK SITI
Qyteti i ëndrrave, Big Apple, Gotham, qyteti që nuk fle kurrë, pa marrë parasysh se si e quani, ky vend është një përvojë më vete.
STAMBOLLI
Një përzierje e pabesueshme e të gjitha gjërave në lindje dhe perëndim në pikën e takimit të Europës dhe Azisë, nuk është çudi që Stambolli është një vend trend.
DUBAI
Big 7 Travel tregon me mjaft të drejtë se ‘Dubai ishte bërë për Instagram’. Pamjet që do t’ju mbajnë duke i parë nga agimi deri në muzg përfshijnë hotelin ultra-luksoz Burj Al Arab, Palmën dhe një nga kopshtet më të bukura të botës, Dubai Miracle Garden.
HAVANA
Joshja e ngrirë në kohë e Havana është një nga gjërat që e bën atë kaq fotogjenike.
SIDNEI
“Pamjet e portit, arkitektura ikonike dhe hijeshia e Aussie janë disa gjëra që ju presin në Sidnei,” thotë Big 7 Travel dhe me më shumë se 32 milion hashtags #sydney në Insta, është padyshim një vend fotografik i njohur.
LONDRA
Londra është një nga ato qytete që thjesht nuk mund të marrë një pamje të keqe. Kërkoni në Instagram dhe do të zbuloni më shumë se 145 milion fotografi të etiketuara me hashtag #London.
ÇIKAGO
Ka pothuajse 50 milion hashtag #chicago dhe nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.
Me rradhë, këtu janë dhe pjesa tjetër e 50 vendeve më të pëlqyera në botë.
SINGAPORI
MADRIDI
BERLINI
TORONTO
HONG KONGU
SANTORINI
TAIVANI
MILANO
MOSKA
AMSTERDAMI
PRAGA
BOGOTA
SAN FRANCISKO
LAS VEGAS
VANKUVER
STOKHOLM
JAKARTA
BUENOS AIRES
SAO PAOLO
VIENA
SEATLLE
BUDAPESTI
SEULI
KUALA LAMPUR
DUBLIN
LISBONA
MINSK
VARSHAVA
ARMENIA
MARAKESHI
HOI AN
BRYZH
NICE
TALLIN
CAPE TOWN
SOFIA
HELSINKI
PHUKET
BAKU
ATHINE
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.