Rend dhe Ligj

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, letër Gjonajt: Ndryshoni kriteret, nuk kemi kandidatë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka dërguar një letër Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku i paraqet problematikat e punës së tyre 10 mujore, një prej të cilave plotësimi i vakancave në këtë institucion.

ILD i propozon ministres ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.

Për pasojë, ILD kërkon të ulet pragu i vjetërsisë për kandidatët, nga 13 vite në 7.

“Kujtojmë që për tu emëruar inspektor në ILD duhet të plotësosh kushtet njësoj si për Gjykatën e Lartë. Kujtojmë që ILD duhet të ketë 24 inspektorë, ndërkohë që ka vetëm 1”, thuhet në letër.

“Gjatë punës 10 mujore janë evidentuar disa problematika, ku njëra prej tyre lidhet me garantimin e funksionimit të ILD duke plotësuar vakancat për inspektorë, po ashtu kërkohet trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jo magjistratë si dhe rregullim i marrëdhënies së ILD-së dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit”,- nënvizohet në letër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë