Lajme

Inspektori i IMT plagoset me armë pas shembjes së një shtëpie në Tiranë

Një inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka mbetur është qëlluar me armë gjatë ushtrimit të detyrës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, në kryeqytet.

I plagosur ka mbetur 55-vjeçari Ilirjan Gavelli, ndërsa autori është 52-vjeçari Qani Muça. Ky i fundit ka qëlluar me pistoletë në barg inspektorin, pasi i kanë prishur shtëpinë.

I plagosuri është dërguar në spital, ku njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar në vend ngjarje pa bërë rezistencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë