Dy zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i së martës janë padyshim Durrësi dhe Thumana, por ka pasur dëme të jashtëzakonshme edhe në zonat përreth këtyre qyteteve përfshi edhe kryeqytetin.
Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri publike shifrat, duke theksuar se u inspektouan 469 objekte në Durrës, nga te cilat 180 janë të pabanueshme. Po ashtu janë prishur në total 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.
Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633. 17 Banesa janë shembur në Durrës dhe në Thumanë, pasi janë të pabanueshme, ndërsa grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara.
Në qarkun e Durrësit mësohet se janë inspektuar 469 objekte nga të cilat 180 janë të pabanueshme.
Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
Në rang qarku, mësohet se ka patur 469 objekte të inspektuara. Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




