Ekonomi

Inflacioni në tetor, qiratë dhe utilitetet me rritjen më të madhe

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tetor inflacioni në vend raportohet 2.3%, me një rritje të lehtë nga shtatori.

Sipas INSTAT, faktori kryesor i inflacionit ka rezultuar qiraja, uji dhe energjia, me kontribut 0.9 p.p., ndjekur nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 0.55 p.p.

Në një muaj, çmimet e grupit të qirasë dhe utiliteteve janë rritur me 4.3%, më shumë nga të gjitha të tjerat. Grupi i argëtimit dhe kulturës është shtrenjtuar me 3.2% dhe pijet alkoolike e duhani me 3.1%. Në tetor çmimet e ushqimeve janë rritur me 1.6% thotë INSTAT, por grupi i vajrave është shtrentjuar me rreth 5% dhe bulmeti e vezët me 4.2%.

Në raport vjetor, çmimet janë rritur më shumë për veshjet dhe këpucët, 1% dhe mobiljet e pajisjet shtëpiake 0.3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” janë ulur me 1.1 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë