Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në vend gjatë muajit gusht sipas metodës së Eurostat, (IHÇK) ka rezultuar 7.7%, me 0.5% më lart se muaji korrik.
Rritja e inflacionit IHÇK, në raport vjetor është drejtuar nga rritja e çmimeve të transportit, me 14.4%, ku përfshihen lëndët hidrokarbure. Ndjekur nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 13.3%.
Ndryshimi mujor i inflacionit sipas Eurostat është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “argëtim dhe kulturë” me 4.4 %, pasuar nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 1.3%.
Inflacioni sipas Eurostat, ka rezultuar, 0.3% më i ulët se ai i Instat, po për të njëjtin muaj. Kjo lidhet me metodologjinë e përdorur nga institucionet, si p.sh shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e Instat dhe dy produkte më pak. Një muaj më parë, kjo diferencë ishte po 0.3%.
Inflacioni në vend nga Instat shkoi 8% në muajin gusht duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2001 dhe duke prekur të gjithë llojet e produkteve dhe shërbimeve.
Në Eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%.
Shqipëria është listuar ndër vendet me inflacionin më të ulët se vendet e tjera të BE-së, duke lënë pas Francën, Islandën , Norvegjinë, Zvicrën dhe Maltën.
Mesatarja e inflacionit në BE është rritur në 10.1% nga 9.8% që ishte një muaj më parë. Estonia është vendi më lart kësaj mesatareje, me një inflacion prej 25% në gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.