Gazeta Si – Edhe pse Botërori i Katarit është kritikuar vazhdimisht për arsye të ndryshme, më shumë për organizimin e tij në një vend ku shkelen të drejtat e njeriut, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, vazhdon ta reklamojë atë si më të mirin. Së fundi ai ka folur për numrin e lartë të spektatorëve që e kanë ndjekur këtë event.

“Në fazën e parë, atë të grupeve, kemi kaluar dy miliardë spektatorë televizivë në gjithë botën. Jam i sigurt se do të shkojmë në pesë miliardë”, – ka theksuar kreu i FIFA-s, teksa fliste për një bilanc të fazës së parë të botërorit të Katarit, që ka arritur në fazën çerekfinale.
“Tani, – ka shtuar numri 1 i Federatës ndërkombëtare të futbollit, – hyjmë në fazën më kompetivive të Botërorit, ku lojtarët e mëdhenj me siguri do të bëjnë diferencën. Jam i bindur se do të kemi një mbyllje fantastike të këtij Botërori”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



